English

PD: Edvin Kriza e mori përgjigjen në 28 qershor

Tiranë, 14 mars, NOA - Partia Demokratike ka reaguar sot për deklaratat e bëra nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, mbi dëmshpërblimin e banorëve të zonave të përmbytura.

Zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli, u shpreh se qeveria do i dëmshpërblej të gjithë banorët e zonave të përmbytura dhe kreu i PS-së e mori përgjigjen nga qytetarë shqiptare në zgjedhjet e 28 qershorit.

"Edvin Kristaq Kriza apo siç e thërrasin rëndomë kafeneve vartësit e tij Edvin 2K deklaroi dje se qeveria nuk do të dëmshpërblejë të përmbyturit në Shkodër dhe ne Sheqeras, se ajo nuk ka lekë për të paguar rrogat dhe pensionet dhe jo më të paguaj dëmet e përmbytjes. Partia Demokratike i rikujton kryetar Edvin Kristaq Krizës apo Kryetar 2K se alternativa juaj e shpifjes mashtrimit dhe trillimit mori përgjigjen e merituar me 28 qershor", u shpreh Mëhilli.

Ajo deklaroi se qeveria garanton qytetarët e përmbytur se qeveria do ti dëmshpërblej ata tërësisht për të gjitha dëmet e shkaktuara nga përmbytja.

Mëhilli shtoi se qeveria do të mbajë dhe premtimin për të ndërtuar infrastrukturën e zonave të tyre në përputhje me premtimet e bëra.

"Por Z.Rama foli sot sërish për krizë, një krizë të cilën e ka veçse në mendjen e tij, një krizë që i vjen edhe ditën me diell ndërkohë që qytetarët e Tiranës, Elbasanit dhe të mbarë Shqipërisë po festojnë me gëzim dhe optimizëm ditën e verës dhe nuk po dëgjojnë vajet e kutive dhe të krizës së Kryetarit 2K", u shpreh Mëhilli.

m.xh/NOA

KOMENTE