English

Selanik, dy shqiptarë kapen me kokainë për klientë "VIP"

Selanik, 14 Mars NOA - Një ish-polic grek dhe dy shqiptarë janë arrestuar pasditen e sotme pasi u gjetën me një sasi kokaine që mendohet se trafikohej prej tyre në tregun e zi të Selanikut, kryesisht te klientë "VIP", informon korrespondenti i agjencisë NOA.

Të arrestuarit janë dy djem shqiptarë përkatësisht 18 dhe 21 vjeç si dhe një ish agjent policor grek 44 vjeçar, bëri të ditur policia e Selanikut pasi konfirmoi arrestimin e tre të dyshuarve nga forcat e sektorit antidrogë.

Operacioni për kapjen e të dyshuarve u krye në zonën e Tumbas në Selanik dhe erdhi pas një ndjekjeje disaditore dhe përgjimi të grekut dhe dy shqiptarëve të cilëve u gjetën sot me 62 gramë kokainë, vlera e të cilës në shitje për narkomanët është mbi gjashtë mijë euro.

Policia thotë se tre shqiptarët e shisnin kokainën me jo më pak se 100 euro grami, kryesiht për klientë VIP të Selanikut si avokatë, këngëtarë dhe aktorë të njohur e biznesmenë, por nuk përmendi emra konkretë.

Një nga dy djemtë shqiptarë, ai 18 vjeçar, ishte pa leje të rregullt qëndrimi në Greqi, njoftoi policia e cila tha se pas vuajtjes së dënimit për të rëndon edhe riatdhesimi i menjëhershëm.

n.s/NOA

KOMENTE