English

Tërmet në Japoni

Tokio, 14 mars, NOA - Një tërmet me magnitud 6.6 ballë është regjistruar ditën e sotme në Japoni. Lajmi konfirmohet nga mediat ndërkombëtare dhe theksohet se tërmeti, i një shkalle serioze, ka rënë në orën lokale japoneze 17.08. Epiqendra e tij ka qenë në zonën e Fukishimës në veri të Tokios.

Ndërkohë që vala e goditjes ka qenë dhe në oqean, në një thellësi prej 40 kilometrash.

Sipas mediave, nuk rezultojnë viktima, megjithëse gjithë ishujt janë lajmëruar për të marrë masa.

m.xh/NOA

KOMENTE