English

Vatikani: Papa nuk ka përgjegjësi për abuzimet seksuale

Vatikan, 14 mars, NOA - Qendra e kishës katolike ka reaguar sot për kauzat që janë bërë ndaj Papa Benediktit të XVI, për përfshirje në skandalet seksuale që kanë nodhur në kishën gjermane. Vatikani ka vlerësuar se Papa Benediktit i XVI-të nuk ka pasur përgjegjësi në rastet e abuzimeve në Kryedioqezat e Mynihut dhe Freising-ut në kohën që ka qenë atje si Kryepeshkop.

Zëdhënësi i Vatikanit, Federico Lombardi, i cilësoi akuzat si fushatë të qëllimshme. Përpjekjet për të përmendur Papën në kontekstin e keqtrajtimeve të viteve 80-të kanë dështuar, tha ai.

Ditën e premte, ish kryefamulltari i Mynihut, Gerhard Gruber pranoi përgjegjësinë në marrjen e vendimit për të emëruar një prift pedofil në detyrën e famulltarit.

Ish kardinali Ratzinger, kishte nënshkruar në vitin 1980 zhvendosjen e priftit në një vend tjetër në mënyrë që ky ti nënshtrohej terapisë.

NOA/DW

KOMENTE