English

"Ballkani të hyjë në BE që Evropa të jetë e plotë"

Ljubjanë, 15 Mars NOA - Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Danilo Tirk deklaroi sot se Ballkani Perëndimor duhet të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian që Evropa të jetë e plotë.

"Hyrja e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është plan, realizimi i të cilit duhet të vazhdojë."Evropa pa këtë rajon nuk është e kompletuar", tha Tirk.

Duke përmendur rëndësinë e përgjithshme të ndërlidhjes së gjithë hapësirës nga "Baltiku deri në Detin Adriatik", Tirk, pas bisedimeve me kolegun sllovak Ivan Gasparoviç, tha se "hyrja e vendeve ballkanike në BE është pjesa e mbetur e programit të madh të zgjerimit".

Ai deklaroi se edhe Sllovenia edhe Sllovakia kanë pikëpamje të përbashkët ndaj BE-së, zhvillimit të saj dhe partneriteteve të saj.

Presidenti Gasparoviç e përshëndeti nismën e Sllovenisë për mbajtje të konferencës për Ballkanin Perëndimor, qëllimi i së cilës është që kjo zonë sa më ngushtë të lidhet me BE-në, pjesë përbërëse e së cilës dëshiron të bëhet. (NOA-INA)

KOMENTE