English

David Bekam, a do luajë sërish?

Helsinki, 15 mars, NOA - Përfundimi në një operacion në Finlandë pas dëmtimit në ndeshjen Milan-Kievo i lojtarit të njohur, David Bekam, ka nisur të hedhë në qarkullim diskutimet rreth binishit të karrierës së tij sportive.

Fabio Kapelo pranon se ëndrra e David Beckham për Kupën e Botës ka marrë fund, duke deklaruar se do të duhet të bëjë pa të në edicionin e radhës së Kampionatit Botëror të Futbollit, i cili do të mbahet në Afrikën e Jugut.

"David, është një profesionist dhe ka punuar shumë fort që të ishte gati për Kupën e Botës", tha ai.

Por duket se nuk mendon kështu agjenci i Bekamit, Simon Oliviera, i cili ka theksuar se futbollisti ka ndërmend që menjëherë pas ndërhyrjes t'i kthehet sërish futbollit.

n.e/NOA

KOMENTE