Tiranë, 15 mars, NOA - Eshtë gjetur i mbytur trupi i fëmijës 2-vjeçar, i cili u raportua si i zhdukur ditën e djeshme nga prindërit e tij në Babrru të Tiranës.
Lajmi bëhet paraprakisht i ditur nga burimet policore për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave fëmija u gjet i mbytur në përroin pranë shtëpisë, loja pranë të cilit mund të ketë qenë shkaku kryesor që i mori edhe jetën.
Mësohet se fëmija nga Babrruja e kryeqytetit u zhduk që prej orës 10 të mëngjesit të djeshëm dhe ka qenë nëna e tij e cila ka denoncuar humbjen e fëmijës ndërsa, ka bërë të ditur se vogëlushi është parë për herë të fundit duke luajtur në breg të përroit.
Pista e mbytjes së fëmijës ka qenë që në fillim kryesore për policinë dhe për fat të keq, rezultoi të ishte e vërtetë, pas gjetjes pa jetë të trupit të fëmijës 2-vjeçar.
n.e/NOA