English

Hashim Thaçi: Vizita e Metës në Beograd, lehtëson njohjen e Kosovës

Prizren, 15 mars - Gjatë vizitës së tij në Prizren, më 13.03.2010, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i pyetur nga një gazetar i televizionit lokal, TV Prizreni, rreth opinionit të tij dhe të Qeverisë për vizitën e Zv.kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm, Ilir Meta, në Serbi, Thaçi vlerësoi se kjo vizitë paraqet një hap pozitiv për ndërtimin e raporteve fqinjësore dhe stabilitetin në rajon, që do të reflektohet në raportet Serbi-Kosovë. Sipas Thaçit, kjo vizitë do të lehtësojë proçesin e njohjes së Kosovës nga Serbia".

Në vijim ai u shpreh: "Ne duhet të gjithë të angazhohemi për ndërtimin e fqinjësisë së mirë ndërshtetërore, prandaj, është një mesazh i mirë për paqen, stabilitetin, bashkëpunimin rajonal dhe mendoj se është një mesazh që Beogradi të ndërtojë raporte të mira me shtetet që e kanë njohur Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. Eshtë një ndihmesë për Serbinë që më pas ta njohë shtetin e pavarur dhe demokratik të Kosovës".

KOMENTE