Londër, 15 mars, NOA - Kampionati anglez i futbollit, ka në krye të tij aktualisht ekipin e Çelsit, i cili ka arritur të lërë pas skuadrat më në zë angleze që luajnë në kuadrin e tij.
Dhe e gjitha kjo, falë golave të shënuar nga Didier Drogba në ndeshjen me Uest Hemit.
Çelsi në fakt, arriti të fitojë me një rezultat prej 4-1 ndaj kësaj skuadre, duke shënuar një fitore spektakolare, e cila i ka lumturuar tifozët e tij, kjo edhe për kualifikimin.
Tashmë, në listën e më të mirëve të kampionatit anglez, pas Çelsit renditet skuadra e Mançester Junajtid me një pikë më pak, por me numër të barabartë ndeshjesh.
Ndërsa ekipi i Arsenalit gjendet në vendin e tretë.
n.e/NOA