Lushnjë, 15 Mars NOA - Një 37-vjeçar nga Lushnja është arrestuar sot pasi kishte plagosur me armë zjarri tip pistoletë një qytetar vendas, nën motive të dobëta.
Ngjarja kishte ndodhur katër ditë më parë në orën 17.00 në lagjen "Çlirim" të qytetit të Lushnjes ku mbeti i plagosur në trup shtetasi R.K.
Strukturat e Komisariatit të Policisë Lushnjë thanë se Genci Shurdhi, 37 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë ishte në kërkim që prej ngjarjes së ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.
e.r/NOA