Spanjë , 15 Mars NOA - Është një luftim midis dy gjigantesh ai në Kampionatin Spanjoll të La Ligës ku në kryesim të tij, vazhdojnë të jenë Reali i Madridit dhe Barcelona.
Të dy ekipet kanë kaluar me sukses sfidat e kësaj jave ku kanë arritur të fitojnë respektivisht me Valladolid dhe Valencia.
Në sfidën midis Barcelonës dhe Valencias vendasit fituan me rezultatin 3 me 0 dhe kjo erdhi si rrjedhojë e tre golave të shënuar nga lideri i kësaj skuadre argjentinasi, Lionel Messi i cili shënoi për skuadrën e tij në minutat e 56, 81 dhe 82 të kësaj gare.
Në sfidën tjetër Reali është përgjigjur mjaft mirë duke fituar bindshëm me Valladolid me rezultatin 4 me 1.
Për skuadrën e Pellegrinit menduan të shënonin Cristiano Ronaldo dhe tre golat e tjerë u realizuan nga Higuain.
Një luftë e vërtetë kjo midis dy ekipeve kryesuese të këtij kampionati ku gjithçka pritet të vendoset në sfidën e drejtpërdrejtë të tyre e cila këtë herë do të zhvillohet në fushën e Realit.
r.b/NOA