Tiranë, 15 mars, NOA - Komisioni parlamentar i Ligjeve dhe Çështjeve Kushtetuese pritet që të rimarrë sot në shqyrtim nismat e Partisë Socialiste për hetimin parlamentar të procesit zgjedhor të 28 qershorit.
Pasi është realizuar kjo gjatë javës së kaluar, edhe këto dy ditë pritet të bëhet e njëjta gjë, ndërsa seanca parlamentare e 18 marsit është caktuar si përfundimtarja në të cilën palët do të diskutojnë për miratimin apo jo të këtyre nismave.
Në të njëjtën kohë, kjo seancë është caktuar edhe si prova e fundit për opozitën, nëse do të qëndrojë apo jo në parlament, siç ka bërë gjatë këtyre dy seancave të fundit.
Nga ana e tyre, deputetët demokratë janë të mendimit se është komisioni i Venecias, ai që duhet të japë mendim për këtë çështje.
n.e/NOA