English

OSBE: PS bëri mirë që hyri në Kuvend

Tiranë, 15 mars, NOA - Partia Socialiste bëri shumë mirë që i futi deputetët e saj në Kuvend, por edhe që paraqiti propozimin për zgjidhjen e krizës me anë të iniciativave ligjore brenda tij.

Një vlerësim të tillë kryesocialistit Rama ia ka bërë vetë i dërguari special i kryetarit të OSBE-së, Kostantin Zhigalov, gjatë një takimi të zhvilluar së bashku, shoqëruar edhe nga kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bosch.

Në takim, ku u fol kryesisht për krizën politike, iu kërkua politikës shqiptare që të gjejë një zgjidhje sa më të shpejtë për këtë problem kaq të rëndësishëm.

Nga ana e tij, kryetari Edi Rama, theksoi se nuk po kërkohet ndryshimi i rezultatit zgjedhor, por "PS kërkon që hetimit të zgjedhjeve t'i shkohet deri në fund, sepse ky proces do t'i shërbejë standardit të zgjedhjeve të ardhshme".

Sipas Ramës, ajo që ndodhi në Ruzhdie, mund të jetë e përhapur edhe në zona të tjera në Shqipëri dhe ndaj hetimit parlamentar duhet t'i shkohet deri në fund.

n.e/NOA

KOMENTE