English

Rajonalet në Francë, humb Sarkozi

Paris, 15 mars, NOA - Ashtu siç edhe ishte parashikuar, falë rënies së numrit të mbështetësve të presidentit francez, Nikolas Sarkozi, zgjedhjet e fundit rajonale në Francë shënuan një humbje të kampit të tij politik.

Lajmi bëhet me dijeni nga mediat franceze, sipas të cilave në raundin e parë të zgjedhjeve rajonale, kampi qeveritar i presidentit Nikolas Sarkozi, ka pësuar një humbje të thellë.

Sipas rezultateve paraprake, partia konservative franceze UMP ka fituar vetëm 27 përqind të votave, duke mos patur më asnjë shans për raundin e dytë të zgjedhjeve, i cili do të mbahet pas një jave.

Ndërsa Partia Socialiste dhe grupe të tjera të majta kanë arritur bashkarisht të fitojnë mbi 50 përqind të votave.

Ndërkaq, bëhet me dijeni se pjesëmarrja e 44 milionë francezëve me të drejtë vote në votime, ka qenë mjaft e dobët.

n.e/NOA

KOMENTE