English

SHBA: Planet izraelite na fyen

Uashington, 15 mars, NOA - Shpallja e planeve izraelite për ndërtimin e 1600 shtëpive të reja në lagjen hebreje në Jerusalemin Lindor, është cilësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si "destruktiv" për procesin e paqes në Lindjen e Mesme. Një fakt të tillë e ka pohuar vetë ndihmësi i afërt i presidentit amerikan, Dejvid Akselrod, i cili është këshilltari kryesor politik i presidentit Obama.

Ai ka deklaruar në media se kjo shpallje e Izraelit ishte po ashtu "fyerje" për Shtetet e Bashkuara, aleat kryesor i Izraelit. Kjo shpallje e planeve izraelite u bë në kohën e vizitës së zëvendës presidentit amerikan, Xhoe Bajden në Izrael, javën e kaluar, pak kohë pasi palestinezët ishin pajtuar për bisedime indirekte me Izraelin, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara. Nga ana e tij, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, dje publikisht ka shprehur keqardhje për këtë incident dhe ka kërkuar qetësi mes palëve.

n.e/NOA

KOMENTE