Moskë, 15 mars, NOA - Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, planifikon të vizitojë Moskën gjatë kësaj jave, ku parashikohet që atje të takohet me partnerët ndërkombëtarë për procesin e paqes në Lindjen e Mesme.
Në Moskë bëhet me dijeni se do të jenë dhe kreu i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, shefja e diplomacisë evropiane, Kethrin Ashton, përfaqësuesi i katërshes ndërkombëtare Toni Bler.
Ndërkaq, theksohet fakti se gjatë vizitës në Rusi, shefja e diplomacisë amerikane do të takohet dhe me presidentin rus, Dimitri Medvedev, në përpjekje për të ndërmjetësuar rreth marrëveshjes për çarmatimin bërthamor.
n.e/NOA