Angli, 15 Mars NOA - Jemi në prag të sfidës së Ligës së Kampionëve asaj ndarjet Çelsit dhe Interit dhe tashmë dy trajnerët respektivë të skuadrave janë duke menduar për lëvizjet e fundit në formacionet e skuadrave të tyre.
Për sa i përket zikaltërve të Interit duket se tekniku i tyre portugezi Murinjo ka vendosur të mos e marrë lojtarin e tij Baloteli në këtë sfidë.
Me sa duket kjo është një zgjedhje teknike e tij pasi lojtari ka marrë pjesë rregullisht në seancën stërvitore të ekipit dhe duhet thënë se nuk ka pasur ndonjë problem tjetër.
Një zhgënjim mjaft i madh ky për lojtarin i cili po e priste me padurim këtë sfidë.
Ndërsa në krahun tjetër Ançeloti nuk i beson krizës momentale që po kalon Inter dhe ai kërkon nga skuadra e tij që të bëjë një lojë sa më të mirë dhe të arrijë kualifikimin për më tej. Tekniku i bluve të Londrës shpreson tek rikthimi i portierit Peter Cech, pasi ai i ka munguar ekipit për arsye të një dëmtimi, që e mori pikërisht në ndeshjen e parë me Interin, e cila përfundoi me rezultatin 2 me 1 në favor të zikaltërve. Çelsit tashmë i duhet të realizoi të paktën vetëm një gol për të vazhduar më tej në çerek finalet e këtij evenimenti.
r.b/NOA