English

Vendosi vula false në pasaportë, kapet pasi e riatdhesoi policia italiane

Durrës, 15 Mars NOA - Për të udhëtuar në drejtim të Italisë ka gjetur si zgjidhje falsifikimin ndaj ka vendosur ca vula në pasaportën e tij dhe ka kaluar lirisht portin e Durrësit por me të mbërritur në Itali është pikasur nga pala fqinje që kërkoi ta riatdhesojë si falsifikator.

Arrestimi i të kërkuarit u bë nga Shërbimet e Sektorit Kundër Krimit Financiar në Policinë e drejtorisë rajonale Durrës, informon korrespondenti i agjencisë NOA.

Ruzhdi Cami, 26 vjeç, lindur e banues në Gjuricë të Bulqizës, u ndaluar pasi Prokuroria e Rrethit Durres ka nxjerre ndaj tij urdhrin e datës 05 tetor 2009 për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Durrës të datës 7 nëntor 2008.

I kërkuari i kërkuar nga policia që më 8 tetor 2009, është dënuar me 9 muaj burg e 400 mijë lekë për veprën penale të falsifikimit të vulave, stampave apo formularëve.

Ruzhdi Cami në janar të vitit 2008, ka udhëtuar në drejtim të Italisë me një pasaportë në të cilën kishte të vendosura disa vula të falsifikuara dhe për këtë arsye është kthyer në kufi nga shërbimet e Policisë Italiane.

a.a/NOA

KOMENTE