Shkup, 16 mars, NOA - Komandanti i krahut jugor të NATO-s, admirali amerikan Mark Fitzgerald, do të qëndrojë për një vizitë zyrtare 2-ditore në republikën e Maqedonisë.
Bëhet me dijeni se gjatë këtij qëndrimi, ai do të takohet me ministrin e Mbrojtjes, Zoran Konjanovski dhe shefin e shtatmadhërisë së ARM-së, gjeneral-nënkolonelin, Mirosllav Stojanovski.
Por një takim të veçantë, ai ka parashikuar edhe me kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski., me të cilin bëhet me dijeni se do të diskutohet kontributi i ARM-së në misionin ISAF në Afganistan, arritjet e Maqedonisë në reformat e mbrojtjes dhe pjesëmarrja e strukturave komanduese të Aleancës, si dhe përparimi i ARM-së në miratimin e konceptit për aftësi operative të NATO-s, biseda këto që do diskutohen në fakt prej tij edhe me ministrin Konjanovski dhe me shefin e Shtabit të Mbrojtjes, Stojanovski.
n.e/NOA