English

Arrestohet personi i aksidentit te "Brryli"

Tiranë, 16 mars, NOA - Policia ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e personit që aksidentoi dje një 74 vjeçar. Bëhet fjalë për 18 vjeçarin, Edlir Ruçi, i cili aksidentoi me pasojë vdekjen, 74 vjeçarin, Nehxmedin Dynjaja, në vendin e quajtur "Brryli" në kryeqytet.

Sipas policisë arrestimi i tij u mëngjesin e sotëm në orës 03.00 nga specialistët e Hetimit të Aksidenteve Rrugore.

Dje rreth orën 13.00, Ruçi, me motorin tip "Yamaha", me targë TR 889 C, në rrugën "Arkitekt Sinani", me drejtim lëvizje nga "Brryli" në drejtim të kryqëzimit të rrugës "Hoxha Tasim", ka aksidentuar me vdekje, 74 vjeçarin Dynjaja.

1 orë pas ngjarjes së djeshme, mjeti është gjetur i braktisur në rrugën "Sitki Çiço" dhe u sekuestrua në cilësinë e provës nga policia.

m.xh/NOA

KOMENTE