Bankok, 16 mars, NOA - Protestuesit e opozitës në Tajlandë, "Këmishat e kuqe", kanë hedhur gjak para godinës së qeverisë në Bankok, në shenjë proteste për refuzimin që i ka bërë kryeministri kërkesës për të shpërndarë Parlamentin.
Rreth 50 manifestues, kanë derdhur para godinës së qeverisë 300 litra gjak. Ndërkohë që mijëra të tjerë kanë qëndruar përballë godinës, në një protestë masive popullore anti qeveritare.
Më pas, gjesti i hedhjes së gjakut është përsëritur dhe në selinë e partisë që ka mazhorancën qeverisëse në këtë vend.
Kërkesa e tyre ka qenë që kryeministri i Tajlandës, Abhisit të largohet nga drejtimi i vendit.
NOA-ANSA