English

Cërvenkoski i kërkon duel Gruevskit

Shkup, 16 mars, NOA - Lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkoski i kërkoi duel televiziv kryeministrit të vendit dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Greuvski.

"Jam i gatshëm të bisedojmë për gjithçka, edhe për tranzicionin, por edhe programin e tij të ashtuquajtur ‘Rilindje', edhe për familjen, edhe për patriotizmin, por më së shumti janë i gatshëm të bisedojmë për atë se si do të zgjidhjen problemet e qytetarëve", theksoi Cërvenkovski.

Ai edhe njëherë kërkoi nga Gruevski të tregojë guxim dhe të dalë në duelin televiziv, duke e lënë pastaj që qytetarët ta vlerësojnë se cili ka të drejtë.

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka hedhur akuza të ashpra ndaj liderit të opozitës maqedonase, duke e cilësuar atë si të dështuar dhe politikanin që me privatizimin e paligjshëm të ndërmarrjeve ka lënë mbi 200 mijë punëtorë rrugëve.

Kreu i LSDM, Branko Cërvenkovski ka theksuar se gjatë qeverisjes së VMRO-DMPNE-së, marrëdhëniet ndëretnike dhe fetare janë tensionuar, vendi është varfëruar dhe nuk ka një perspektivë të qartë euroatlantike.

NOA-INA

KOMENTE