Tiranë, 16 mars, NOA - Komisioni parlamentar i Sigurisë është mbledhur sërish sot për të diskutuar ndryshimet e propozuara për SHISH, në projektligjin "Për Shërbimin Informativ Shtetëror", por pa praninë e opozitës brenda tij.
Kjo, edhe pse mazhoranca një ditë më parë i bëri ftesë opozitës që të marrë pjesë në komision për të diskutuar ligjin i cili po ngjall debat në radhët e politikës, madje edhe të ndërkombëtarëve.
Kanë qenë pikërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO, përmes përfaqësuesve të tyre respektivë, të cilat kanë kundërshtuar ndryshimet e reja që paraqiten në ligjin për funksionimin e SHISH-it.
Ndërkaq, deputetët opozitarë nuk kanë qenë as dje në komisionin e Sigurisë, për diskutimin e ligjit, kur ka qenë i ftuar në mbledhje edhe drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit, Bahri Shaqiri.
n.e/NOA