Krujë, 16 mars, NOA - Një 18 vjeçar ka vjedhur së bashku me një shok banesën e vet dhe më pas i ka shitur sendet e vjedhura. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në fshatin Bushnesh të Krujës dhe lajmi konfirmohet nga policia e qarkut të Durrësit.
Vjedhja e 18 vjeçarit, C. T është realizuar në bashkëpunim me Mikel Myrtën, të cilët kanë vjedhur në banesën e prindërve të C.T, duke marrë prej andej një gjenerator me vlerë 80.000 lekë.
Policia e Durrësit bën të ditur se në cilësinë e provës materiale u sekuestrua gjeneratori i vjedhur, të cilin dy të rinjtë e kishin shitur ne Mamurras.
m.xh/NOA