Bruksel, 16 mars, NOA - Shkalla e rritjes së inflacionit në zonën e Euros u ngadalësua gjatë muajit shkurt, duke shënuar një rritje vetëm prej 0.9 përqind, në krahasim me nivelin prej 1 përqind që ka rezultuar në muajin janar.
Kjo është konfirmuar nga Eurostat, Instituti Evropian i Statistikave, sipas të cilit norma e inflacionit është shtuar dhe dëshmon në shifra një rritje prej 1.4%.
Sipas ekspertëve ekonomikë të Eurozonës, shqetësimi i rritjes së vazhdueshme të çmimeve në vendet e Bashkimit Evropian paraqitet i madh, pasi po shkakton një ngurtësim të rritjes ekonomike edhe kur ajo mezi po shfaqet pas krizës globale.
n.e/NOA