Firenze, 16 Mars NOA - Janë të shumta lëvizjet e merkatos tek skuadra e Fiorentinës ku orët e fundit flasin për një interesim të klubit në drejtim të lojtarit të Lazios Kolarov.
Ky interes për këtë lojtar nga klubi vjollcë, vjen si pasojë e një largimi të mundshëm të Vargas në merkaton e verës, pasi klubet që kërkojnë këtë lojtarë janë të shumtë dhe mbi të gjitha është skuadra e Juventusit e cila tashmë ka kontaktuar dhe me menaxherin e lojtarit për blerjen e tij.
Në qoftë se oferta e bardhë e zinjve ose e një klubi tjetër do të bindë stafin drejtues të klubit të Fiorentinës atëherë ata do të jenë të gatshëm për të marrë shërbimet e lacialit Kolarov.
Një lojtar tjetër i cili mund të largohet nga Fiorentina është dhe Kroldrup, ku dhe për të skuadra ka menduar për një zëvendësues dhe bëhet fjalë pikërisht për Munoz.
r.b/NOA