English

Gjyqtari Sportiv skualifikon Donin me tre turne

Itali, 16 Mars NOA - Janë marrë vendimet për sa i përket skualifikimeve të lojtarëve pas mbylljes së kësaj jave në Seria A, kjo falë dhe provës televizive.

Janë tre, turnet për të cilat lojtari i Atalantës Christiano Doni është i skualifikuar dhe nuk do të luajë me ekipin e tij për këto ndeshje.

Për sa i përket lojtarit të Juvetusit Felipe Melo mund të themi se ai është falur nga gjyqtarët sportivë duke mos marrë asnjë skualifikim për sa i përket xhesteve të tij në ndeshjen e Juventusit me Sienën.

Lojtarët të cilët morën skualifikimet e tyre respektive janë si më poshtë:

Muntari (Inter), De Rossi, Pizarro, Taddei dhe Mexes (Roma), Astori dhe Cossu (Cagliari), Capelli dhe Tiribochi (Atalanta), Firmani dhe Radu (Lazio), Felipe (Fiorentina), Mantovani (Chievo), Martinez (Catania), Morrone (Parma), Marco Rossi (Genoa).

r.b/NOA

KOMENTE