English

I biri i Bin Ladenit i dërgon letër Iranit

Teheran, 16 Mars - I biri i Osama Bin Ladenit i ka dërguar një letër zyrtare kryesisë në Iran, duke kërkuar lirimin e anëtarëve të familjes së tij, të cilët po mbahen në Iran. Letra e Khalid Bin Ladenit 29 vjet, dërguar Ajatollah Ali Khamneit bartë titullin "Lutje për lirimin e familjes time në Iran". Në dhjetor të vitit të kaluar, dy djemtë tjerë të Bin Ladenit, Omar dhe Abdurahmani, ishin shprehur në lidhje me këtë rast dhe kishin konfirmuar për herë të parë arrestimin e anëtarëve të familjes Bin Laden nga ana e autoriteteve iraniane.

"Ju keni dëgjuar fjalët e vëllezërve të mi, Abdurahmanit dhe të Omarit, për arrestimin e disa anëtarëve të familjes. Unë konfirmoi se ata gjenden në Iran. Kur kemi dëgjuar për këtë, i kemi shkruar disa herë qeverisë së Iranit", shkroi Khalid Bin Laden, duke kërkuar nga autoritetet në Iran që të ndërmarrin masa për lirimin e anëtarëve të familjes së tij. Radio Evropa e lirë raportoi se autoritetet në Iran po mbajnë nën arrest shtëpiak shtatë fëmijë dhe së paku një bashkëshorte të shefit të Al Qaidës. Njëri nga bijtë e Bin Ladenit, Saadi, flitet se ka arritur të arratiset dhe deri me tani ka mbetur i paqartë fati i tij.

KOMENTE