English

Ina Rama: Në prokurori, duhen rregulla

Tiranë, 16 mars, NOA - Prokuroria duhet të shndërrohet në një institucion me rregulla të qarta të funksionimit të brendshëm, ku të krijohet balanca e duhur mes rritjes së nivelit të organizimit dhe demokratizimit të brendshëm të saj.

Një fakt të tillë e ka bërë me dije kryeprokurorja Ina Rama gjatë fjalës që mbajti në ceremoninë e binjakëzimit të Prokurorisë sonë të Përgjithshme, homologes së saj spanjolle dhe Këshillit të Lartë të Magjistraturës Italiane.

Sipas saj, ndihma e çmuar e sjellë nga partnerët spanjollë dhe italianë, e kombinuar me angazhimin maksimal të strukturave tona përgjegjëse, prodhoi një produkt që do i shtrijë efektet e veta në funksionimin e organit në tërësi, duke institucionalizuar dhe standartizuar procese shumë të rëndësishme që janë vitale për funksionimin normal të prokurorisë.

"Rregullorja për kryerjen e inspektimit dhe fillimin e procedimit disiplinor krijon kushtet për një kontroll efikas të veprimtarisë së punës në çdo prokurori dhe për çdo prokuror, ndërkohë që e kthen inspektimin në një proces transparent, duke shndërruar atë nga një funksion thjesht kontrollues e ndëshkues, në një aktivitet që synon në radhë të parë përmirësimin e punës", tha ndër të tjera Rama.

n.e/NOA

KOMENTE