Milano, 16 mars, NOA - T'i thuash një personi "Je homoseksual!" në Itali, tani e tutje duhet patur shumë kujdes, pasi konsiderohet si një vepër penale.
Kjo falë një vendimi të marrë së fundmi nga Gjykata e Lartë italiane, e cila ka dalë kundër sharjeve për homoseksualët.
Thuhet se gjykata e Ankonës e ka dënuar një 71-vjeçar me 400 euro gjobë sepse e kishte përdorur këtë shprehje ndaj dikujt.
n.e/NOA