Vjenë, 16 mars, NOA - Partnerët evropianë e kanë garantuar Këshillin Kombëtar Studentor Shqiptar për mbështetjen e tyre mbi fuqizimin e lëvizjes studentore në vendin tonë.
Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni kreu i këtij organizmi, Qamil Dika, i cili ishte pjesë e delegacionit shqiptar që mori pjesë në takimin ndërministror organizuar në Vjenë dhe Budapest rreth Procesit të Bolonjës.
Gjatë punimeve dy ditore, Dika ka patur një sërë takimesh, ku ndër më të rëndësishmit ka qenë ai ndërmjet 46 kryetarëve të Këshillave Studentore.
Gjatë vizitës dhe tryezave të punës me shumë prej kryetarëve të Këshilla Studentorë Europianë, është marrë mbështetje prej tyre për të asistuar Këshillin Kombëtar Studentor në një sërë projektesh si dhe në mbështetje të vazhdueshme që kjo përfaqësi e studentëve shqiptarë të përmbushë më së miri hapat integrues drejt Europës.
Gjithashtu në Vjenë, delegacioni shqiptar është takuar edhe me studentët shqiptarë që studiojnë në universitetin e Vjenës, ku në këtë takim ministri i Arsimit Myqyrem Tafaj, i ftoi ata të kthehen në vendin tonë duke kontribuar edhe më shumë në zhvillimin e vrullshem të tij.
n.e/NOA