English

Liberalët evropianë: Po heqjes së vizave, por dhe transparencë për zgjedhjet

English Version Below

Tiranë, 16 Mars NOA - Grupi Parlamentar ALDE (Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Europën deklaroi sot se mbështet heqjen e vizave për Shqipërinë por nga ana tjetër vlerëson se transparenca për zgjedhjet është e nevojshme.

"Parlamenti Europian dhe grupi parlamentar në të cilin bën pjesë, Grupi Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Europën, ka qenë vazhdimisht i përkushtuar në stabilitetin, demokracinë dhe zhvillimin e Ballkanit perëndimor", - thuhet në komunikatën e lëshuar, e cila u dërgua për mediat shqiptare nga selia e Parisë Socialiste.

Grupi ynë, - vijon deklarata, - mbështet nevojën për të përfshirë Bosnjën dhe Shqipërinë e trajektoren e liberalizimit të vizave.

"Qeverisja e mirë dhe demokracia e qëndrueshme janë të domosdoshme për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Pluralizmi politik është çelësi për të ndërtuar shoqëri gjithëpërfshirëse. Unë inkurajoj të gjitha partitë politike në Shqipëri të veprojnë në mbështetje të standardeve europiane. Transparenca është veçanërisht e rëndësishme për të ndërtuar besim në institucionet shqiptare, ndërkohë që institucionet dhe stabiliteti janë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik", - deklaron Marietje Schaake, zëdhënëse e grupit Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën.

'Unë pres që qeveria shqiptare të nisë menjëherë një hetim serioz mbi manipulimet e zgjedhjeve të qershorit 2009 dhe të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të siguruar që zgjedhjet e ardhshme të mund të zhvillohen në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare demokratike", ka shtuar zëdhënësja e grupit Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën.

Marietje Schaake ka deklaruar edhe se ajo do të krijojë një delegacion ad hoc në emër të grupit parlamentar liberal dhe do të kërkojë të vizitojë Shqipërinë përpara përfundimit të sesionit të verës.

e.r/NOA

English version

"The European Parliament, and also my group, the ALDE Group, has been systematically devoted to the development of stability, democracy and prosperity in the Western Balkans. We staunchly defended the need to include Bosnia and Albania in the visa-Waiver trajectory.

´Good governance and a stable democracy are instrumental for Albania's road to European accession. Pluralism in politics is key to building an inclusive society. I encourage all political parties in Albania to act in line with European standards. Transparency is particularly important in building trust in Albanian institutions, and institutions and stability are important for economic development ´,notes Marietje Schaake, who is the Spokesperson on Albania for the ALDE Group.

'I therefore expect that the Albanian government now proceeds with a serious investigation into the allegations of fraud in the June 2009 elections and appropriate steps to make sure future elections can take place in full compliance with international democratic standards.'

Marietje Schaake will initiate an ad hoc delegation on behalf of the ALDE Group, and seeks to visit the country before the European Parliament's summer recess".

KOMENTE