Tiranë, 16 mars, NOA - Komisioni parlamentar i Çështjeve Kushtetuese dhe Ligjeve do të shqyrtojë sot nen për nen propozimin për ngritjen e komisionit hetimor të kërkuar nga Partia Socialiste.
E paraqitur si nismë kryesore nga ana e opozitës për zgjidhjen e ngërçit politik, ajo ka si afat të fundit dorëzimin e saj në seancë plenare në Kuvend më 18 mars, duke mbyllur në këtë mënyrë edhe çështjen e propozimeve që u ofruan mes palëve për zgjidhjen e situatës.
Data 18 mars është caktuar si afati i fundit i përballjes mes tyre për përfundimin e debatit të lindur që nga zgjedhjet e 28 qershorit.
Edhe vetë faktori ndërkombëtar ka bërë apel për të gjetur një zgjidhje brenda kësaj date.
n.e/NOA