SH.B.A, 17 Mars NOA - Është mamaja më e shëndoshë në botë dhe po kërkon të bëhet dhe gruaja më shëndoshë në botë.
Ajo tashmë është regjistruar në librin e rekordeve Guinness. Emri i saj është Donna Simpson, peshon 450 kilogramë dhe jeton në Nju Xhersi.
Historinë e saj ajo e ka treguar në të përditshmen britanike "Daily Mail" dhe tashmë vazhdon të korrë suksesin e saj nëpër faqet e uebit në internet.
Tashmë ajo renditet si gruaja e 43 më e shëndoshë në botë dhe kërkon të zërë vendin e parë në këtë klasifikim. Vetë ajo ka thënë se dieta e saj konsiston në 12 mijë kalori në ditë.
r.b/NOA