Fier, 16 mars, NOA - Një person i plagosur ka mbërritur sot në mjediset e spitalit rajonal të Fierit, duke i vënë në lëvizje të gjitha forcat policore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.
Lajmi konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke pohuar se është bërë me dijeni ndaj policisë, përmes një telefonate prej spitalit.
Me marrjen e njoftimit, forcat e policisë së Fierit shkuan menjëherë pranë mjediseve të këtij spitali dhe nga veprimet e para hetimore rezultoi se i plagosuri ishte një djalosh 27-vjeçar me emrin H.Hoxha, lindur dhe banues në qytetin e Fierit.
Ndërkaq, është duke u punuar për zbulimin e të gjithë elementëve të kësaj ngjarje.
n.e/NOA