English

Mediu: Pyjet të kalojnë në varësi të pushtetit vendor

Tiranë, 16 mars, NOA - Ministri i Mjedisit, Fartmir Mediu, ka deklaruar sot se administrim i pasurisë pyjore duhet të kalojë në varësi të pushtetit vendor. Në takimin e organizuar nga ministria e Mjedisit, Mediu ka theksuar rëndësinë që ka pasuria pyjore dhe mundësimin e shfrytëzimit të saj në mënyrë sa më të mirë.

"Reforma ne sektorin e pyjeve përbën një hap kyç në kuadrin e një procesi të gjatë, por të domosdoshëm për ristrukturimin e shërbimit pyjor dhe kthimin e tij në një administratë bashkëkohore në përputhje me standardet europiane ku ne synojmë të aderojmë", u shpreh Mediu .

Ai kërkoi dhe ngritjen e një grupi pune për mbajtjen e konferencës së parë kombëtare, lidhur me problemet në fushën e pyjeve.

Në aktivitet kanë marrë pjesë, zëvendësministri i Ministrisë së Brendshme, Ferdinant Pone, deputeti i Kuvendit Jemin Gjana si dhe donator nga Banka Botërore, ministria e Punëve të Jashtme Italiane, delegacioni i BE-së dhe mjaft përfaqësues të tjerë të organizatave ndërkombëtare.

m.xh.NOA

KOMENTE