English

Miratohet ligji i ri për SHISH-in

Tiranë, 16, mars, NOA- Pavarësisht kritikave nga ambasada e SHBA-ve dhe opozita, Komisioni Parlamentar i Sigurisë Kombëtare miratoi sot projektligjin për Shërbimin Informativ Shtetëror. Drafti i paraqitur nga mazhoranca ka arritur të marrë të gjitha votat e anëtarëve të komisionit që përfaqësojnë mazhorancën.

Kryetari i komisionit, Leonard Demi u shpreh se me miratimin e këtij ligji, institucioni i SHISH bëhet me transparent dhe afrohet me standardet ndërkombëtare.

Diskutimi i projektligjit ka zgjatur rreth katër orë dhe në shqyrtimi i tij është bërë pa praninë e mediave.

Kreu i komisionit, Demi u shpreh se në hartimin e ligjit janë marrë parasysh kërkesat e drejtuesve aktual të institucionit dhe rekomandimet e ndërkombëtarëve.

Ndërkohë që po sot, kreu i PS-së, Edi Rama ka kundërshtuar miratimin e këtij ligji, duke e cilësuar si një provokim ndaj aleatëve tanë strategjikë.

m.xh/NOA

KOMENTE