English

Montobio: Prokuroritë duhet të bashkëpunojnë

Tiranë, 16 mars, NOA - Prokuroritë e vendeve të ndryshme duhet të bashkëpunojnë, në mënyrë që ligjet të cilat veprojnë në strukturat e Bashkimin Evropian dhe jashtë tij, të arrijnë të jenë efikase në këto hapësira.

Një fakt të tillë e ka bërë me dije ambasadori spanjoll në Tiranë, Manuel Montobio, gjatë një ceremonie që po zhvillohet në mjediset e hotel "Sheraton" për binjakëzimin e Prokurorisë së Përgjithshme të Shqipërisë me homologen e saj spanjolle.

Duke përmendur prioritetet e presidencës spanjolle në krye të Bashkimit Evropian, Montobio theksoi se "ajo ka si një ndër prioritetet e saj edhe caktimin e hapësirës evropiane, ku të gjithë mund të veprojnë lirshëm".

E këtë, ai e pa si të lidhur ngushtë edhe me ndërveprimin e organit të akuzës të vendeve të ndryshme për të siguruar në këtë mënyrë konkurrimit me të drejta të plota dhe të respektimit të të drejtave të njeriut brenda hapësirave të tyre.

n.e/NOA

KOMENTE