Gjeorgji, 16 Mars NOA - Kriza në burgje? Nuk ka problem. Kisha Ortodokse dhe qeveria e Tiblisë (Gjeorgji) kanë gjetur një zgjidhje që do të sigurojë një rritje në numër të priftërinjve fillestarë dhe do të zvogëlojë popullsinë e burgjeve.
Ideja është të ofrojë uljen e dënimit për të burgosurit, të cilët bien dakord për të lëvizur nga burgu në manastir për t'u bërë murgj.
Shumë të burgosur në Gjeorgji për ti bërë priftërinj - Kjo nismë është një përgjigje ndaj mbipopullimit të burgjeve në Gjeorgji, në gjashtë vitet e fundit, rritur me 300 për qind më shumë.
Propozimi, edhe pse nuk do të ndihmojë që të shndritë shpirtrat e tyre, do të jetë vetëm për të burgosur që kanë përfunduar në burg për "krime të vogla".
Jo të gjithë mund të veshin veladon - Në një deklaratë të përbashkët, disa zyrtarë të lartë qeveritarë dhe autoritete të Kishës kanë përsëritur se ata do të punojnë së bashku për të përzgjedhur të burgosurit: "Ne kemi menduar se të burgosurit që të kalojnë në manastir do të kenë disa përparësi."
Së shpejti do të ketë një bum në profesione -ne jemi optimistë për për këtë iniciativë se, edhe nëse ata nuk do të jenë besnikë ndaj vedalionit, mund të zgjidhet krizën gjithnjë e në rritje të profesioneve.
a.k/NOA