English

"Poezia e Verës", mbërrin eventi nga ambasada italiane

Tiranë, 16 Mars NOA - Në kuadër të stinës së evenimenteve "Italia dhe Shqipëria 2010 - dy Popuj, një Det, një Miqësi", organizuar nga Ambasada e Italise në Tiranë, nis sot në orën 12.00, pranë "City Park" në Tiranë, me praninë e Ambasadorit Italian S.E Saba D'Elia "Poezia e Verës", eveniment tregtar-promocional lëvizës.

Ky event është i promovuar nga Shoqata Kulturore Syri Blu dhe Poeteka dhe me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit si dhe Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Aktiviteti do të favorizojë shkëmbimin e përvojave dhe njohjeve mbi prodhimin dhe degustimin e verës nëpërmjet workshopeve në të cilat do të marrin pjesë aktorë dhe ekspertë të fushës së verës si dhe përfaqësues të restoranteve dhe hoteleve.

Përveçse të bëj të njohur dhe të promovojë veçantitë e prodhimit të vreshtave të të dy brigjeve të Adriatikut, sajë dhe pranisë së kantinave të rëndësishme italiane dhe shqiptare, evenimenti do të ketë dhe karakter kulturor duke e venë theksin në shprehitë artistike të dy vendeve.

Degustimi i verërave më të mira italiane dhe shqiptare, në fakt do të jetë e shoqëruar nga recitimi i poezive më të bukura mbi verën e të dy vendeve.

Aktiviteti, do të prekë në mbrëmje të ndryshme qytetet kryesore të Shqipërisë: më 17 Mars në orën 18.00 do të jetë në Berat pranë Gallerisë "Lear"; në 18 Mars po në orën 18.00 evenimenti do të spostohet në Durrës në Torre Veneziano; në 19 mars në orën 18.00 do të jetë Hotel- Restorant Europa në Shkodër që do të mikpresë këtë aktivitet.

"Poezia e Verës" do të rikthehet në Tiranë në 20 mars për ditën mbyllëse që do të fillojë në mëngjes në Tiranë në orën 10.00 në Muzeun Kombëtar me Konferencën e Organizuar nga Instituti për Tregtinë e Jashtme (ICE) dhe do të mbyllet me një mbrëmje finale në hollin prestigjioz të Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit si dhe me praninë e Autoriteteve të Larta institucionale shqiptare dhe italiane.

Në sfond të mbrëmjeve të këtij aktiviteti do të jenë piktura të piktorit shqiptar Taso të cilat kanë temë prodhimin e verës, dhe në sfond tingujt e harqeve. Gjatë "Poezisë së Verës", do të zgjidhet poezia më e bukur mbi verën.

Është parashikuar gjithashtu shitje promocionale e verërave shqiptare dhe italiane pranë qendrave tregtare më të rëndësishme në qytetet kryesore të Shqipërisë. 10% e shitjeve do të jepen në bamirësi për fëmijët e shtëpisë së fëmijës "Zyber Hallulli" dhe fëmijëve Rom të "Shtëpia e Zemrës".

e.r/NOA

KOMENTE