English

Serbi-Kosovë, pika shpërthyese e Ballkanit

SHBA, 16 mars, NOA - Serbia dhe Kosova mbeten një pikë shpërthyese në Ballkan. Ky është vlerësimi që jep gazeta amerikane Wall Street Journal, për situatën në rajon. Artikulli është shkruar nga senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe George Voinovich.

Ata vlerësojnë se situata në Bosnjë mbetet një shqetësim serioz dhe për t'u larguar nga e shkuara, Bosnja ka nevojë që të marrë hapa të rëndësishëm politikë dhe të zhvillojë reformën kushtetuese.

"Përveç Bosnjës, situata mes Serbisë e Kosovës mbetet një pikë shpërthyese për rajonin. Nuk ka dyshim se ëndrra për një Evropë të bashkuar nuk mund të arrihet pa një rol udhëheqës të Serbisë në rajon", shkruan gazeta amerikane.

NOA/EL

KOMENTE