Bërdo, 16 mars, NOA - Përgatitjet për samitin mbi të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor, i cili është planifikuar në 20 mars në Bërdo të Sllovenisë, po ecin sipas planit, përveç konfirmimit të pjesëmarrjes së gjithë vendeve.
Ambasada e Sllovenisë në Beograd ka deklaruar se Serbia nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen.
Duke qenë se bëhet fjalë për një takim joformal, pjesëmarrja e Serbisë do të pritet deri në çastin e fundit.
E ngarkuara me punë në ambasadë, Jadranka Shturm Kocjan, ka deklaruar se mbetet çështje e hapur ardhja e presidentit të Serbisë, Boris Tadiç.
Kryeministrat e Sllovenisë dhe Kroacisë, Borut Pahor dhe Jadranka Kosor, vendosën të organizojnë samitin me qëllim të përshpejtimit të integrimit të vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian.
NOA/El