English

Socialistët braktisin komisionin e Ligjeve

Tiranë, 16 mars, NOA Update - Deputetët socialistë kanë braktisur sot punimet e komisionit parlamentar të Ligjeve, ndërsa ishin duke diskutuar nen për nen nismat ligjore të paraqitura prej tyre për transparencë të procesit zgjedhor.

Kjo pas paraqitjes në mbledhje nga ana e deputetëve demokratë të tre amendamenteve për komisionin hetimor mbi zgjedhjet, të cilët sipas socialistëve, rrëzonin propozimet e bëra prej tyre.

Konkretisht, Partia Demokratike në amendimet e saj kërkon ndryshimin e nenit 4 të projektligjit, që hetimi parlamentar të fokusohet në çështje të tjera, përveç materialeve zgjedhore dhe fletëve të votimit, kur për to ka një vendim gjykate.

Sipas socialistëve, ky amendament i mazhorancës rrëzon propozimin e tyre për hetmin e zgjedhjeve, pra kërkimin e fletëve të votimit dhe materialeve zgjedhore, edhe pse ndaj tyre mund të ketë një vendim gjykate.

n.e/NOA

KOMENTE