Pogradec, 16 mars, NOA - Pasi i qëllojnë me grushta, i kërcënojnë me të shtëna pistolete në ajër, duke u rrëmbyer çantën ku mbanin bizhuteri ari të dyqanit si edhe 150.000 lekë të reja.
Bëhet fjalë për një sulm të kryer ndaj një çifti bashkëshortësh në qytetin e Pogradecit, nga persona ende të panjohur nga policia, për të cilët po punohet prej forcave të saj për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Lajmi konfirmohet nga burime të policisë së Pogradecit për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave kanë qenë dy persona të maskuar që kanë qëlluar me grushta 53-vjeçarin me inicialet B.R dhe Pogradec dhe bashkëshorten e tij 50-vjeçe.
Më pas, thuhet se njëri nga grabitësit ka patur në dorë një pistoletë, me të cilën ka qëlluar disa herë në ajër dhe i ka rrëmbyer çantën gruas së lartpërmendur ku mbante bizhuteri dhe 150.000 lekë të reja.
Policia konfirmon se në vendngjarje u gjetën dhe u morën në cilësinë e provës materiale 7 gëzhoja pistolete model 54 të kalibrit 7.62 mm.
n.e/NOA