Romë, 16 mars, NOA - Ai quhej He Pingping dhe ishte i gjatë 74 cm, duke mbajtur në këtë mënyrë edhe rekordin Guiness si njeriu më i shkurtër në botë.
Rreth tij mësohet se ka vdekur nga problemet kardiake, ndërsa gjendej në Itali për të marrë pjesë në një spektakël.
Pingping ishte duhanpirës kurse familja e tij njofton se ai e përfundoi rritjen në moshën 18-vjeçare.
Ndërkaq, pas tij është një tjetër pretendent që të zërë "postin" e njeriut më të shkurtër, Khagendra Thapa Magar, nga Nepali.
Ai i është i gjatë vetëm sa një shishe Coca-Cola dhe pret njohjen nga libri i Rekordeve Guinness që të marrë titullin si njeriu më i shkurtër në botë.
n.e/NOA