Tiranë, 17 mars, NOA - Partia Socialiste ka vijuar edhe sot denoncimin e mungesë së transparencës nga Instituti i Statistikave (INSTAT). Deputeti i PS-së, Ilir Beqja u shpreh se kemi të bëjmë me "fakte tronditëse mbi manipulimin që u bën të vërtetave të realitetit shqiptar Instituti i Statistikave ose ndryshe Televizioni Shtetëror i Shifrave që qeveria prodhon për të fshehur krizën ekonomike".
Beqja u është referuar tabelave që ka publikuar ky institucion për të treguar mospërputhje mes shifrave.
"Për vetë rëndësinë që ka inflacioni për kuadrin makroekonomik të vendit si dhe për buxhetet familjare, njësitë kërkimore në Partinë Socialiste e ndjekin me vëmendje inflacionin duke nënvizuar me shqetësim manipulimin me të nga ana e INSTAT", u shpreh Beqja.
Ai shtoi se institucioni që duhet të jenë shembull i profesionalizmit nuk ka paraqitur të dhëna të sakta për ekonominë e vendit.
m.xh/NOA