English

Dëmet në Haiti, 11.5 miliardë USD

Porto Prince, 17 mars, NOA - Plot 11.5 miliardë dollarë janë vlerësuar në total dëmet e shkaktuara nga tërmeti fatal i 12 janarit në ishullin e varfër të Haitit.

Lajmi bëhet me dijeni nga qeveria e këtij vendi të Karaibeve, e cila ka vlerësuar se Haitit do t'i nevojiten për rindërtimin e tij pas tërmetit, 11.5 miliardë dollarë.

Ndërkaq, bëhet me dijeni se plani për rindërtimin, në hartimin e së cilit morën pjesë edhe organizatat humanitare, do të prezantohet në konferencën mbi Haitin më 31 mars në Nju Jork.

Realisht, janë mëse 218 mijë haitianë të mbijetuar nga tërmeti, të cilët ende po jetojnë në kampet e përkohshme në kryeqytetin Porto Prince.

n.e/NOA

KOMENTE