English

Drejt finalizimit, ndryshimet në kabinetin Thaçi

Prishtinë, 17 mars, NOA - Nuk ka ende një plan të qartë nëse ndryshimet në qeverinë e Kosovës do të mund të bëhen së shpejti, por partnerët e koalicionit qeverisës thonë se bisedimet për lëvizje brenda kabinetit qeveritar kanë hyrë në një fazë përfundimtare.

Kështu, dy partnerët kryesorë të koalicionit qeverisës në Kosovë, PDK dhe LDK, thonë se janë pajtuar për fillimin e vlerësimit të punës së kabinetit qeveritar, që do të çonte drejt ndryshimeve në qeveri.

Nga ana e tij, sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Jakup Krasniqi, ka deklaruar se edhe Kuvendi i Kosovës, është i interesuar që gjithçka të bëhet mbi bazën e një interesi të një qeverisje dhe të një cilësie të re të qeverisjes në Kosovë.

Por megjithatë, asnjëra nga partitë në pushtet nuk ka pranuar të tregojë konkretisht se cilat do të mund të ishin ndryshimet dhe çfarë nënkuptojnë ato.

n.e/NOA

KOMENTE