English

Fëmijët, të lindur për të kërcyer

Milano, 17 mars, NOA - Kushdo që ka vënë re me vëmendje ndonjëherë një fëmijë të vogël në lëvizjet e tij të para, ka vënë re një predispozitë të tij natyrore dhe të pavetëdijshme të tij për të bërë hapa të vegjël të lezetshëm që u ngjajnë valleve, sa dëgjojnë një tingull.

Janë studiuesit në departamentin e Psikologjisë të universitetit të Nju Jorkut dhe atij finlandez Jyvaskyla, duke studiuar sjelljen e ka arritur në përfundimin se kjo sjellje nuk është plotësisht e rastësishme.

Duke studiuar sjelljen e fëmijëve nga pesë muaj deri në dy vjet, ata kanë arritur në përfundimin se ata janë të gatshëm që nga lindja për të kërcyer dhe se kanë një tendencë të natyrshme për të lëvizur ritmikisht në përgjigje të muzikës.

Hulumtuesit kanë marrë përsipër lëvizjen e fëmijëve si pasojë e stimujve të ndryshëm që nga muzika klasike, ajo ritmike etj.

Pastaj krahasuan reagimet ndaj llojeve të ndryshme të stimujve kanë vënë re një natyrshmëri të madhe të lëvizjeve të tyre në harmoni me sinjalet muzikore.

Megjithatë, kjo mbetet ende për t'u përcaktuar, se cilat janë arsyet për këtë tendencë natyrore të fëmijëve të vegjël në hapat e para të jetës së tyre.

n.e/NOA

KOMENTE