Shkup, 17 mars, NOA - Komandanti i Komandës së bashkuar të NATO-s në Napoli, admirali Mark Fitcxherald, Forcat e ARM-së i vlerësoi si mirë të trajnuara dhe të përgatitura për pjesëmarrje në çdo mision. Ai Maqedonisë i rrëfeu "të ardhme të ndritshme me NATO-n".
"Puna dhe operacionet e ushtarëve të ARM-së në Irak ishin të jashtëzakonshme. Mendoj se leksionet e mësuara në Irak dhe stërvitjen që e ekzekutuan në "Krivollak" së bashku me Gardën nacionale të Vermontit nga SHBA-ja, si dhe pajisja me të cilën do të sistemohen, do t'i bëjë të jenë të kujdesshëm në misionin në Afganistan, e cila është me rëndësi të madhe", deklaroi admirali Fitcxherald, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas takimit me ministrin e Mbrojtjes, Zoran Konjanovski dhe shefin e SHM të ARM-së, gjeneral-nënkolonelin Mirosllav Stojanovski.
Ai theksoi se ushtarët e Maqedonisë do të sistemohen në një pjesë shumë të ashpër në Afganistan dhe si të suksesshëm e vlerësoi, vlerësimin e javës së kaluar të Programit partner të ekipit të NATO-s në Shkup.
Delegacioni i Komandës së bashkuar të NATO-s në Napoli i kryesuar nga admirali Fitcxherald qëndron për vizitë dyditëshe zyrtare në Republikën e Maqedonisë. Nesër delegacioni do ta vizitojë poligonin ushtarak "Krivolak", ndërsa admirali Fitcxherald do të pritet edhe nga kryetari i qeverisë së Maqedonisë, Nikolla Gruevski.
NOA-INA